NAHALALI
[vend me ujë; kullotë].
Qytet në Zabulon që iu dha levitëve meraritë. (Js 19:10, 14, 15; 21:34, 35) Quhej edhe Nahalol. Zabulonitët nuk i dëbuan kananitët që banonin në këtë qytet, siç i urdhëroi Perëndia, por i vunë në punë të detyruar. (Gjy 1:30; 2:2) Vendndodhja e saktë e Nahalalit nuk dihet.