NAHATI
[prehje; qetësi].
1. Sheik i Edomit, bir i Reuelit dhe nip i Esaut e i gruas së tij, Basematës, të bijës së Ismaelit.—Zn 36:2-4, 13, 17.
2. Levit, pasardhës i Kehathit dhe paraardhës i Samuelit. (1Kr 6:16, 22-28) Me sa duket ai quhet edhe «Tohu» dhe «Toah».—1Sa 1:1; 1Kr 6:33-35.
3. Levit i caktuar nga mbreti Hezekia si mbikëqyrës përkrah Konaniahut dhe Shimeit lidhur me «kontributet, të dhjetën dhe gjërat e shenjta» që silleshin në tempull.—2Kr 31:12, 13.