NAHASONI
[nga rrënja e fjalës që do të thotë «gjarpër»].
Prijës i fisit të Judës në shkretëtirë. Nahasoni ishte bir i Aminadabit dhe renditej në brezin e pestë pas Judës. (1Kr 2:3-10) E motra ishte gruaja e Aaronit. (Da 6:23) Nahasoni është një nga hallkat lidhëse në linjën e pasardhësve që çonte te Davidi e më pas te Jezui. Ai ishte i ati i Salmonit që u martua me Rahabën dhe gjyshi i Boazit që u martua me Ruthën.—1Kr 2:11-15; Ru 4:20; Mt 1:4-6, 16; Lu 3:32.
Si prijës i Judës, fisit kryesor të Izraelit, Nahasoni ndihmoi Moisiun të bënte regjistrimin e parë të luftëtarëve në shkretëtirë. Kur u përurua altari, ai paraqiti një kontribut për shërbimin në tabernakull dhe u printe 74.600 luftëtarëve të Judës që marshonin në krye të kombit të Izraelit.—Nu 1:2-7; 2:3, 4; 7:2, 11-17; 10:14.