NAFISHI
[ndoshta nga rrënja e fjalës që do të thotë «shpirt»].
Biri i 11-të në radhë nga 12 bijtë e Ismaelit. (Zn 25:13-16; 1Kr 1:29-31) Ishte edhe prijës i një fisi ismaelit që mori emrin e tij dhe që duhet ta ketë pasur territorin në kufirin lindor ose verilindor të Tokës së Premtuar. Në ditët e Saulit, fiset izraelite të Rubenit, Gadit dhe gjysma e fisit të Manaseut që jetonin në lindje të Jordanit korrën fitore kundër hagritëve dhe aleatëve të tyre, ku përfshihej edhe fisi i Nafishit, morën pre shumë bagëti e zunë shumë robër. (1Kr 5:10, 18-22) Sipas disa studiuesve, robërit e Nafishit ndoshta u vunë të punonin si skllevër nethinimë në shenjtërore dhe, pas kthimit nga mërgimi në Babiloni, pasardhësit e tyre u quajtën bijtë e Nefushesimit ose të Nefusimit.—Ne 7:46, 52; Ezd 2:43, 50.