Qytet i përmendur në përshkrimin e kufijve të territorit të Zabulonit. (Js 19:10, 13, 14, 16) Vendndodhja e Neahut nuk dihet me siguri. Disa e lidhin me Tell-el-Uavijatin, vetëm 1,3 km në veri-veriperëndim të Rumanës, afro 10 km në veri të Nazaretit.