NERGAL-SHAREZERI
[nga gjuha akadiane që do të thotë «Nergali mbroftë mbretin»].
1. Princ babilonas i epokës së Nabukodonosorit.—Jr 39:3.
2. Princ tjetër i rëndësishëm i ushtrisë së Nabukodonosorit në kohën e pushtimit të Jerusalemit; dallohet nga nr. 1 prej titullit rabmag. Ky rabmag ndihmoi në lirimin e Jeremisë.—Jr 39:3, 13, 14.
Bie menjëherë në sy ngjashmëria mes këtij emri dhe emrit të gjetur në mbishkrimet babilonase (Nergal-shar-usur). Prandaj disa studiues janë të mendimit se ky princ ishte Neriglisari (forma greke e emrit), që mendohet se hipi në fron pas mbretit Evil-Merodak (Avil-Marduk).—Ancient Near Eastern Texts, nga Xh. Priçardi, 1974, f. 308.