NOHAHU
[nga rrënja e fjalës që do të thotë «prehem; vendosem»].
Bir i Beniaminit; përmendet i katërti. (1Kr 8:1, 2) Meqenëse nuk përmendet në kapitullin 46 të Zanafillës, ka mundësi të ketë lindur pasi familja shkoi në Egjipt. Disa mendojnë se Nohah ishte një emër tjetër i Shefufamit ose se ishte pasardhës i tij.—Nu 26:39.