POPUJT E LINDJES
Popullsia e vendeve që shkrimtarët hebrenj i quanin ‘Lindja’. Ajo zonë shtrihej matanë kufirit të Izraelit, jo vetëm në lindje të tij, por edhe në verilindje e në juglindje, deri në Arabi. (Zn 25:6; Jr 49:28) Në fakt, kur Jakobi u nis për në Haran, në shtëpinë e Labanit, udhëtoi «drejt vendit të popujve të Lindjes», në verilindje të Kanaanit.—Zn 29:1.
Jobi u quajt «më i kamuri ndër ata që jetonin në Lindje». (Jb 1:3) Në forcat ushtarake që shtypën Izraelin para se të ngrihej Gideoni e t’i shpartallonte, bënin pjesë amalekitët, midianitët dhe «popujt e lindjes», që nuk specifikohet cilët ishin. (Gjy 6:3, 33; 7:12; 8:10) Ndonëse popujt ose bijtë e Lindjes ishin të famshëm për mençurinë e tyre, Solomoni ua kaloi në këtë drejtim. (1Mb 4:30) Të ashtuquajturit dijetarë ose magjistarë që shkuan te Jezui i vogël, ishin «astrologë nga vende lindore».—Mt 2:1, 2, 11.