PADANI
[ndoshta: rrafshinë (pllajë)].
Forma e shkurtuar e ‘Padan-Aramit’ (Zn 35:9; 48:7); me sa duket, quhej edhe ‘fusha e Sirisë [Aramit]’. (Zn 28:6, 7; Ho 12:12) Padani ishte rajoni përqark qytetit të Haranit në Mesopotaminë Veriore. (Zn 28:7, 10; 29:4) Ndonëse sipas disave Padani ishte Aram-Naharaimi, ka më shumë të ngjarë që Padani të ishte veç një pjesë e Aram-Naharaimit. (Zn 24:10, shën., NW; n25:20, shën., NW) Ky përfundim mund të nxirret nga fakti që në Aram-Naharaim kishte edhe terren malor, çka nuk mund të thuhet për Padanin nëse domethënia e emrit të tij ishte vërtet «rrafshinë», «pllajë».—Nu 23:7, shën., NW; Lp 23:4, shën., NW.
Patriarku Abraham banoi përkohësisht në Haran të Padanit. (Zn 12:4; 28:7, 10) Më vonë, biri i tij Isak dhe nipi Jakob gjetën gra mes pasardhësve të të afërmve të tij që jetonin atje. (Zn 22:20-23; 25:20; 28:6) Jakobi kaloi 20 vjet në Padan si shërbëtor i të vjehrrit, Labanit. (Zn 31:17, 18, 36, 41) Kur ishte atje, i lindi Dina dhe 11 bij. (Zn 29:20–30:24) Biri i 12-të, Beniamini, lindi në Kanaan.—Zn 35:16-18, 22-26; 46:15; 48:7.