PAHATH-MOABI
[guvernator i Moabit].
Prej tij erdhi një familje në Izrael. Nëse ishte zyrtar në Moab, siç mund të nënkuptohet nga emri i tij, mund të ketë qenë gjatë kohës kur Moabi ishte nën kontrollin e Judës. Megjithatë nuk është e sigurt nëse kishte këtë pozitë, pasi në Shkrime nuk thuhet asgjë për të.
Pasardhësit e Pahath-Moabit që përmenden tek Ezdra dhe Nehemia i përkasin të gjithë periudhës pas mërgimit. Disa prej tyre formuan familjen e dytë më të madhe që u kthye me Zorobabelin në vitin 537 p.e.s. (Ezd 2:1, 2, 6; Ne 7:11) Në vitin 468 p.e.s., kur Ezdra u kthye në Jerusalem me pasardhës të tjerë të Pahath-Moabit, disa nga grupi i parë (ose pasardhësit e tyre) kishin marrë gra të huaja, por e pranuan këshillën e Ezdrës për t’i larguar. (Ezd 8:1, 4; 10:30, 44) Një pjesëtar tjetër i kësaj familjeje, Hashubi, ndihmoi Neheminë në meremetimin e murit të Jerusalemit dhe një pasardhës ose përfaqësues i së njëjtës familje vulosi marrëveshjen për besnikëri të propozuar pak më pas.—Ne 3:11; 9:38; 10:1, 14.