PAROSHI
[plesht].
Ati i një familjeje në Izrael. Në vitin 537 p.e.s., 2.172 pasardhës të tij u kthyen në Jerusalem me Zorobabelin. (Ezd 2:1-3; Ne 7:8) Në vitin 468 p.e.s., kur Ezdra u kthye me 150 ‘bij të Paroshit’ që drejtoheshin nga Zakaria, disa nga familja e tyre të vendosur tashmë në Jerusalem, kishin marrë gra të huaja, të cilat më pas i larguan. (Ezd 8:1, 3; 10:25, 44) Një pjesëtar i kësaj familjeje, Pedajahu, meremetoi një pjesë të murit të Jerusalemit. (Ne 3:25) Kreu i familjes së Paroshit vulosi besëlidhjen e bërë më vonë për të respektuar Ligjin e Jehovait.—Ne 9:38; 10:1, 14.