PELEGU
[ndarje].
Bir i Eberit dhe babai i Reut në linjën gjenealogjike nga Semi deri tek Abrahami; pra ishte një nga paraardhësit më të hershëm të Jezuit. Pelegu jetoi 239 vjet (2269-2030 p.e.s.) dhe prej tij erdhi një nga 70 familjet që lindën pas Përmbytjes.—Zn 11:16-19; 1Kr 1:24-27; Lu 3:35.
Pelegu u quajt kështu, sepse «në ditët e tij toka u nda». (Zn 10:25; 1Kr 1:19) Teksti nga janë shkëputur këto fragmente nuk thotë se kjo ndarje e dukshme ndodhi kur lindi Pelegu, njëqind vjet pas Përmbytjes, por thjesht «në ditët e tij». Nëse Pelegut iu vu ky emër kur lindi, ka mundësi të jetë zgjedhur si emër profetik për të parathënë shpërndarjen e njerëzve që erdhi si pasojë e ngatërrimit të gjuhëve në Kullën e Babelit.—Zn 11:1-9; krahasoje me emrin Noe (që ka të ngjarë të ketë kuptimin «prehje; ngushëllim»), që sipas Zn 5:29, ishte gjithashtu profetik.