PELONITI
Term që përdorej për dy nga luftëtarët kryesorë të Davidit, Helezin dhe Akijahun. (1Kr 11:26, 27, 36; 27:10) Në vargun paralel të 2 Samuelit 23:26, Helezi quhet ‘paltit’ dhe disa leksikografë anojnë më shumë nga ky term. Emri i Akijahut (1Kr 11:36) nuk shfaqet, të paktën në këtë formë, në listën paralele të 2 Samuelit 23:24-39.