PENUELI
[fytyra e Perëndisë].
1. «Ati i Gedorit» në fisin e Judës. (1Kr 4:1, 4) Meqë Gedor duket se ishte emri i një qyteti në Judë, Penueli mund të ketë qenë themeluesi ose paraardhësi i banorëve të tij.
2. Kreu i një familjeje në fisin e Beniaminit që jetonte në Jerusalem; bir i Shashakut.—1Kr 8:1, 25, 28.
3. Qytet në jug të Jabokut. Në periudhën e gjykatësve, Gideoni u kërkoi ushqim burrave të Penuelit, që ushtria e tij të vazhdonte të ndiqte mbretërit e Midianit. Mirëpo penuelitët nuk pranuan, prandaj më vonë Gideoni rrëzoi kullën e qytetit dhe vrau tërë burrat e tij. (Gjy 8:4-9, 17) Penueli nuk përmendet më deri në kohën kur mbreti Jeroboami I e «fortifikoi» ose ndoshta e rindërtoi.—1Mb 12:25.
Mendohet se Penueli ishte në Tulul-ed-Dahab-esh-Sherkijeh, që ndodhet rreth 6 km në lindje të Sukotit dhe afër lumit Jabok, pak a shumë 14 km në verilindje të pikës ku ai bashkohet me Jordanin. Sipas të dhënave, ky qytet ishte i fortifikuar mirë dhe gjendej në një pikë strategjike prej nga kontrollohej hyrja e grykës së Jabokut, e cila të çonte poshtë në Jordan, në perëndim.—Shih PENIELI.