PETAHIA
[Jah ka hapur (barkun)].
1. Shtëpia atërore e zgjedhur si ndarja e 19-të nga 24 ndarjet priftërore që organizoi Davidi.—1Kr 24:5-7, 16.
2. Një nga levitët që Ezdra inkurajoi të largonin gratë e huaja. (Ezd 10:23, 44) Ndoshta Petahia nr. 3.
3. Një nga levitët që u propozuan ‘marrëveshjen e denjë për besim’ të kthyerve nga mërgimi; në të ata treguan si kishte vepruar Perëndia ndër shekuj me kombin e tyre, rrëfyen mëkatet dhe pranuan të rimëkëmbnin adhurimin e vërtetë. (Ne 9:5-38) Ndoshta Petahia nr. 2.
4. Ai që ndërmjetësonte te mbreti pers për të riatdhesuarit pas periudhës së mërgimit; bir i Meshezabelit dhe pasardhës i Zerahut nga fisi i Judës.—Ne 11:24.