FIKOLI
Kreu i ushtrisë së mbretit filistin, Abimelekut. Fikoli ishte përkrah Abimelekut kur ai bëri besëlidhje me Abrahamin dhe Isakun. (Zn 21:22, 32; 26:26, 31) Përderisa këto dy takime i ndante një distancë kohore prej 75 vjetësh, «fikol» mund të ketë qenë një titull ose emri që i jepej atij që mbante pozitën e kreut të ushtrisë, dhe jo emri i dikujt që e kishte mbajtur këtë pozitë kaq gjatë. Për arsye të ngjashme, edhe emri i mbretit të tij mund të ketë qenë një titull.