PIRATONI, PIRATONITËT
[të Piratonit].
Piratoni ishte një qytet efraimit «në malin e amalekitëve». Siç duket, banorët e Piratonit quheshin ‘piratonitë’, si për shembull Hileli dhe më vonë Benajahu, një nga burrat e fuqishëm të Davidit. Atje u varros biri i Hilelit, gjykatësi Abdon. (Gjy 12:13, 15; 2Sa 23:8, 30; 1Kr 11:31; 27:14) Është hedhur ideja se ndodhej në Farʽata, afro 10 km në perëndim të vendndodhjes së mundshme të Sikemit.