RAAMAHU
Një nga bijtë e Kushit, djalit të parëlindur të Kamit, dhe vëllai i Nimrodit. Prej Raamahut dhe dy bijve të tij, Shebës e Dedanit, erdhën tri nga 70 familjet që lindën pas Përmbytjes. (Zn 10:6-8; 1Kr 1:9) Shumë shekuj më vonë, pasardhësit e fiseve të Raamahut, Dedanit dhe Shebës patën marrëdhënie tregtare me Tirin. (Ezk 27:20, 22) Vendbanimi i fisit që erdhi nga Raamahu nuk dihet me siguri, por ka shumë mundësi të jetë qyteti i Raamahut afër Maʽinit në jugperëndim të Arabisë.