REHUMI
1. Një nga burrat në krye të listës së të mërguarve që u kthyen nga Babilonia në Jerusalem me Zorobabelin dhe Jeshuan. (Ezd 2:1, 2) Te Nehemia 7:7 emri i tij shkruhet Nehum.
2. Prift që përmendet mes atyre që u kthyen me Zorobabelin. (Ne 12:1, 3) Me një zhvendosje të thjeshtë të germave në emrin hebraik, Rehumi mund të jetë Harimi që përmendet te Nehemia 12:15 dhe në ndonjë varg tjetër.—Shih HARIMI nr. 1.
3. «Nëpunësi i lartë i qeverisë» (në Perandorinë Perse) që mendohet se banonte në Samari dhe mori iniciativën t’i shkruante një letër mbretit Artakserks ku i akuzonte në mënyrë të padrejtë judenjtë lidhur me motivin e tyre për të rindërtuar Jerusalemin. Mbreti e urdhëroi Rehumin dhe bashkatdhetarët e tij të shkonin në Jerusalem dhe të ndalnin me forcë punimet. (Ezd 4:8-24) Megjithatë, jo shumë kohë më pas, Hageu dhe Zakaria i nxitën judenjtë të rifillonin punën. Pasi rishikuan dekretin origjinal të Kirit, persët dhanë më në fund miratimin e tyre.—Ezd 5:1–6:13.
4. Levit, bir i Banit, që ndihmoi në meremetimin e murit të Jerusalemit.—Ne 3:17.
5. Kreu i një familjeje që jetoi pas mërgimit; përfaqësuesi i saj, në mos ai vetë, vulosi besëlidhjen për besnikëri gjatë kohës së guvernatorit Nehemia.—Ne 10:1, 14, 25.