REKEMI
[ndoshta: endës].
1. Një nga pesë mbretërit e Midianit që u vranë kur Midiani u ndëshkua ngaqë joshi Izraelin të kryente imoralitet. Të pestë, që ka të ngjarë të kenë qenë vasalë të amoritëve, quheshin edhe ‘dukë të Sihonit’.—Nu 31:8; Js 13:21.
2. Pasardhës i Manaseut.—1Kr 7:14, 16.
3. Pasardhës i Judës nga Kalebi, biri i Hezronit.—1Kr 2:4, 5, 9, 42-44.
4. Qytet në territorin e Beniaminit, vendndodhja e të cilit nuk dihet.—Js 18:21, 27, 28.