RODANIMI
Përmendet si një nga katër bijtë e Javanit te 1 Kronikave 1:7. Nuk dihet me siguri si shkruhej saktësisht ky emër, pasi te 1 Kronikave 1:7, teksti masoretik thotë «Rodanimi», kurse shumë dorëshkrime hebraike dhe Vulgata latine thonë «Dodanimi». Emri «Dodanimi» shfaqet në tekstin masoretik edhe te Zanafilla 10:4, mirëpo Septuaginta greke dhe Pentateuku samaritan thonë në këtë varg «Rodanimi». Në hebraisht, germa «r» (ר) dhe germa «d» (ד) ngjajnë shumë, prandaj mund të ngatërroheshin gjatë kopjimit. (Kështu, «Rifati» i Zn 10:3 është bërë «Difati» te 1Kr 1:6 në tekstin masoretik.) Në shumicën e përkthimeve shfaqen të dy emrat. Mjaft leksikografë anojnë nga varianti «Rodanimi». Komentuesit që pranojnë këtë variant, mendojnë se ka shumë mundësi që populli me prejardhje nga ky bir i Javanit u vendos në ishullin e Rodosit dhe në ishujt fqinjë të detit Egje.