SHAGEU
Hararit; i biri, Jonatani, ishte një nga luftëtarët e fuqishëm të Davidit. (1Kr 11:26, 34) Në fragmentin paralel të 2 Samuelit 23:32, 33 thuhet: «Jonatani, harariti Shamah.» Në përgjithësi pranohet se shprehja «biri i» në njëfarë mënyre ka humbur. Nëse do të shtohej, vargu do të ishte «Jonatani [biri i] hararitit Shamah» dhe Shamah duhet të ketë qenë një emër tjetër i Shageut.