SHALMANI
[nga rrënja e fjalës që do të thotë «bëj paqe; dëmshpërblej; shpaguaj»].
Plaçkitësi i shtëpisë së Arbelit që Hozea e përmend kur profetizon kundër mbretërisë veriore jobesnike të Izraelit. Ndonëse as për Shalmanin, as për Arbelin nuk flitet tjetërkund në Bibël, fakti që Hozea e nxjerr në pah rastin e tyre, edhe pse kalimthi, tregon se ngjarja duhet të ketë qenë e freskët në mendjen e dëgjuesve.—Ho 10:14.
Një mbishkrim në mur i Tiglath-Pileserit III flet për një princ të Moabit që quhej Salamanu, por nuk ka asnjë bazë historike që ta lidhë me ndonjë plaçkitje në Izrael.—Ancient Near Eastern Texts, nga Xh. Priçardi, 1974, f. 282.
Kështu, në përgjithësi, Shalman mendohet se është një formë e shkurtuar e «Shalmaneser», emri i pesë mbretërve asirianë. Ka shumë të ngjarë që Hozea ta ketë pasur fjalën për Shalmaneserin V, pasi nga fundi i periudhës kur profetizoi Hozea, ky mbret sulmoi Izraelin dhe rrethoi Samarinë.