SHAMUAI
[formë e shkurtuar e emrit Shemajah që do të thotë «Jehovai ka dëgjuar (ka mbajtur vesh)»].
1. Prijës që përfaqësonte fisin e Rubenit të cilin Moisiu e dërgoi në Tokën e Premtuar si zbulues; bir i Zakurit. Bashkë me nëntë zbuluesit e tjerë, ai i shkurajoi izraelitët duke i bërë të mos kishin besim se Jehovai do të shfaroste armiqtë nga Kanaani.—Nu 13:2-4, 28, 29.
2. Bir i Davidit nga Betsheba, pra, vëlla i një barku me mbretin Solomon. (2Sa 5:13, 14; 1Kr 4:3, 4) Një herë ai quhet Shimea.—1Kr 3:5.
3. Levit nga linja e Jeduthunit; i biri ose pasardhësi, Abdai, jetoi në Jerusalem pasi u kthye nga mërgimi në Babiloni. (Ne 11:17) Quhet Shemajah te 1 Kronikave 9:16.
4. Prift që drejtonte shtëpinë atërore të Bilgahut në kohën e Jojakimit, pasuesit të Jeshuait.—Ne 12:12, 18.