SHAREZERI
1. Një nga bijtë e mbretit asirian, Senakeribit. Ca kohë pasi Jehovai shpartalloi Senakeribin, atin e tij, Sharezeri dhe i vëllai, Adrameleku, e vranë atë me shpatë kur po përkulej para perëndisë së tij idhull dhe ia mbathën në vendin e Araratit. (2Mb 19:7, 35-37; Is 37:38) Vëllai i tyre, Esar-Hadoni, pasardhësi në fron i Senakeribit, thotë në një mbishkrim se i ndoqi vrasësit e të atit.—Shih ESAR-HADONI.
2. I pari që përmendet me emër nga dy përfaqësuesit që Betheli dërgoi pas mërgimit, rreth dy vjet para se të përfundonte rindërtimi i tempullit, «për të kërkuar pëlqimin e Jehovait» dhe për të pyetur nëse duhej të agjëronin.—Za 7:1-3; Ezd 6:15.