SHELEMIAHU
[Jehovai është shpërblim; ose, flijim në bashkësi i Jehovait].
1. Derëtar levit i caktuar me short në lindje të shenjtërores gjatë mbretërimit të Davidit.—1Kr 26:14; shih MESHELEMIAHU.
2. Gjyshi i Jehudit, një zyrtari të Jehojakimit; bir i Kushit.—Jr 36:14.
3. I ati i Jehukalit (Jukalit), lajmëtarit të Zedekisë.—Jr 37:3; 38:1.
4. I ati i Irijahut, zyrtarit që mbikëqyrte Portën e Beniaminit në Jerusalem; bir i Hananiahut.—Jr 37:13.
5. Një nga lajmëtarët që dërgoi mbreti Jehojakim për të kapur Jereminë dhe Barukun; bir i Abdeelit.—Jr 36:26.
6, 7. Dy burra që përmenden mes bijve ose pasardhësve të Binuit që, kur u kthye Ezdra në Jerusalem në vitin 468 p.e.s., larguan gratë e huaja që kishin marrë.—Ezd 10:38, 39, 41, 44.
8. I ati i Hananiahut që ndihmoi në meremetimin e murit të Jerusalemit.—Ne 3:30.
9. Një prift mes atyre të cilëve Nehemia, gjatë vizitës së tij të dytë në Jerusalem, u besoi ruajtjen e rezervave dhe shpërndarjen e të dhjetave kujt i takonin.—Ne 13:6, 7, 12, 13.