SHELOMITI
[nga rrënja e fjalës që do të thotë «paqe»].
1. Levit kehathit nga familja e Izarit; quhet edhe Shelomot.—1Kr 23:12, 18; 24:22.
2. Levit, pasardhës i Eliezerit, birit të Moisiut; quhet edhe Shelomot.—1Kr 26:25-28.
3. Biri i Rehoboamit, mbretit të Judës, nga Makaha, gruaja që donte më shumë; vëllai i mbretit Abijah.—2Kr 11:20-23; 12:16.
4. Biri i Josifiahut dhe kreu i shtëpisë atërore të Banit. Shelomiti bashkë me 160 meshkuj u kthye në Jerusalem me Ezdrën.—Ezd 8:1, 10.