SHEMA
[1-4: tingull i melodishëm.]
1. Bir i Hebronit dhe i ati i Rahamit në linjën gjenealogjike të Judës; pasardhës i Kalebit.—1Kr 2:42-44.
2. Pasardhës i Rubenit.—1Kr 5:3, 8.
3. Kreu i një shtëpie beniaminite që u vendos me banim në Ajalon dhe një nga ata që dëbuan banorët e Gathit. (1Kr 8:12, 13) Ka të ngjarë të jetë Shimei që përmendet te 1 Kronikave 8:21, ku shfaqet si babai i nëntë bijve.—1Kr 8:19-21.
4. Një nga gjashtë burrat që qëndruan në të djathtë të Ezdrës kur lexoi Ligjin para popullit të mbledhur; ka të ngjarë të ketë qenë prift.—Ne 8:4.
5. Qytet në jug të territorit të Judës (Js 15:21, 26), mbase Sheba, një qytet enklavë i fisit të Simeonit. (Js 19:1, 2) Disa mendojnë se bëhet fjalë për qytetin që quhej Jeshua dhe e identifikojnë me Tell-es-Saʽvehun (Tel-Jeshuʽain), rreth 15 km në lindje-verilindje të Beer-Shebës.