SHEMERI
[ndoshta nga rrënja e fjalës që do të thotë «ruaj»].
1. Pasardhës i Asherit, mbase stërnipi i tij. Katër nga bijtë e Shemerit përmenden me emër. (1Kr 7:30, 34) Quhet Shomer te 1 Kronikave 7:32.
2. Levit merarit, paraardhës i Etanit.—1Kr 6:44-47.
3. I zoti i kodrës së Samarisë; ndoshta një fis dhe jo një individ, sepse «Samari» do të thotë «i klanit të Shemerit». Omri, mbreti i Izraelit, e bleu malin për dy talenta argjendi (13.212 dollarë) dhe nisi të mbretëronte atje rreth vitit 945 p.e.s.—1Mb 16:23, 24.