SHEFATIAHU
[Jehovai ka gjykuar].
1. Një nga luftëtarët beniaminitë që dezertoi nga radhët e Saulit për t’u bashkuar me Davidin në Ziklag; një harifit.—1Kr 12:1, 2, 5.
2. Djali i pestë që i lindi Davidit gjatë kohës që mbretëronte në Hebron (1077-1070 p.e.s.). E ëma e Shefatiahut ishte Abitala.—2Sa 3:2, 4; 1Kr 3:1, 3.
3. Princ i fisit të Simeonit gjatë mbretërimit të Davidit; bir i Makahut.—1Kr 27:16, 22.
4. Bir i Jehozafatit që mori nga i ati shumë dhurata dhe qytete të fortifikuara; më vonë, atë e vrau vëllai i tij më i madh, Jehorami.—2Kr 21:2-4.
5. Një nga princat e Judës që, pasi mori leje te mbreti Zedekia që të vriste Jereminë, e hodhi në një sternë; bir i Matanit.—Jr 38:1-6, 10.
6. Ati i një familjeje në Izrael nga e cila 372 meshkuj u kthyen në Jerusalem me Zorobabelin në vitin 537 p.e.s., dhe 80 të tjerë, të kryesuar nga Zebadiahu, u kthyen me Ezdrën në vitin 468 p.e.s.—Ezd 2:1, 2, 4; 8:1, 8; Ne 7:9.
7. Një familje nga «bijtë e shërbëtorëve të Solomonit» që, gjithashtu, u kthye nga Babilonia me Zorobabelin.—Ezd 2:1, 2, 55, 57; Ne 7:59.
8. Beniaminit; një nga pasardhësit e tij renditet mes atyre që jetuan në Jerusalem pas kthimit nga mërgimi në Babiloni.—1Kr 9:7, 8.
9. Pasardhës i Judës nga Perezi dhe paraardhës i njërit prej atyre që jetuan në Jerusalem gjatë kohës së guvernatorit Nehemia.—Ne 11:1, 2, 4.