SHILHIMI
Qytet në viset jugore të Judës. (Js 15:21, 32) Siç duket, ishte qyteti i Sharuhenit, i renditur ndër qytetet që kishte fisi i Simeonit brenda territorit të Judës. (Js 19:1, 6) Te lista e 1 Kronikave 4:31 duket se quhet Sharaim. Tani për tani e lidhin me Tell-el-Farʽahun (Tel-Sharuhenin), afro 35 km në perëndim të Beer-Shebës.