SHIMSHAI
[nga rrënja e fjalës që do të thotë «diell»].
Skrib në administratën e Rehumit, nëpunësit të lartë të qeverisë në provincën perse «matanë Lumit», ku bënte pjesë edhe Jerusalemi. Shimshai ishte një nga ata që i shkruan një letër Artakserksit, mbretit pers, që të ndalej puna e judenjve për rindërtimin e Jerusalemit. Artakserksi dha urdhër të ndalej puna, e cila rifilloi më vonë gjatë mbretërimit të pasuesit të tij, mbretit Dar Histaspisi (Dari I i Persisë).—Ezd 4:8-24.