SHINARI
Emri që kishte në fillim zona mes lumenjve Tigër dhe Eufrat, e cila u quajt më vonë Babiloni. Atje Nimrodi mori pushtetin mbretëror mbi Babelin, Erekun, Akadin e Kalnehun dhe atje dështoi ndërtimi i kullës-tempull të Babelit. (Zn 10:9, 10; 11:2-8) Më pas, mbreti i Shinarit, Amrafeli, ishte ndër mbretërit aleatë që morën rob Lotin, nipin e Abrahamit. (Zn 14:1, 9, 12) Në ditët e Josiut, ky rajon quhej ende Shinar. (Js 7:21) Përmendet nga profetët Isaia, Danieli dhe Zakaria.—Is 11:11; Dn 1:2; Za 5:11; shih BABELI; BABILONIA nr. 2.