SHOBI
Nënshtetas besnik i mbretit David. Shobi, bashkë me dy të tjerë, i çoi mbretit David gjërat e domosdoshme kur ky dhe njerëzit e tij ia mbathën nga Jerusalemi për shkak të rebelimit të Absalomit. (2Sa 17:27-29) Shobi ishte «biri i Nahashit nga Rabahu i bijve të Amonit».—Shih NAHASHI nr. 3.