TALMAI
1. Vëllai i Ahimanit dhe i Sheshait, bij të Anakut. (Nu 13:22; Js 15:14; Gjy 1:10; shih AHIMANI nr. 1.) Disa studiues mendojnë se emri Tanmahu, që gjendet në një mbishkrim hieroglif ku paraqitet një burrë i gjatë e me ngjyrë të çelët lëkure, është emri i Talmait në gjuhën egjiptiane. Ky emër kananit del edhe në tekstet e Ras-Shamrës të periudhës së gjykatësve.
2. Bir i Amihudit; mbret i Geshurit. (2Sa 13:37) E bija e Talmait, Makaha, u bë gruaja e Davidit dhe i lindi atij Absalomin. (2Sa 3:3; 1Kr 3:2) Pasi vrau Amnonin, ngaqë i kishte përdhunuar të motrën, Tamarën, Absalomi ia mbathi e shkoi te gjyshi, Talmai.—2Sa 13:28, 29, 37, 38.