TEMANITËT
[të Temanit].
Term që në përgjithësi mendohet se tregon dikë me origjinë nga Temani i Edomit. Hushami, një nga mbretërit e parë edomitë, vinte nga «vendi i temanitëve»; gjithashtu, Elifazi, një nga tre shokët e Jobit, ishte temanit. (Zn 36:31-34; Jb 2:11; 4:1; 42:7) Vendi i Uzit, ku jetonte Jobi, ndodhej afër Edomit, prandaj mendohet se Elifazi vinte nga Temani i Edomit. Megjithatë, sipas disa studiuesve, ekziston mundësia që Elifazi i përmendur në librin e Jobit të mos ishte nga Temani, por nga Tema, që besohet se është një oazë në Gadishullin Arabik, rreth 400 km në juglindje të Ezion-Geberit.—Jb 6:19.