TERTULI
[nga lat., formë zvogëluese e emrit Terc].
Një gojëtar që paraqiti çështjen e judenjve kundër Pavlit para guvernatorit Feliks në Cezare. Sipas asaj që shkroi Luka, në pjesën më të madhe të fjalimit të tij, Tertuli i bëri elozhe Feliksit dhe e akuzoi Pavlin vetëm shkurtimisht, duke u përpjekur ta fajësonte se kishte gisht në kryengritjet e shpeshta kundër Romës. (Ve 24:1-8) Nuk dihet me siguri nëse Tertuli ishte jude apo romak.