TEBEZI
Qytet me një kullë të fortë. Pasi mori Tebezin, Abimeleku po përpiqej të sulmonte kullën ku ishin strehuar banorët e qytetit, por një grua i hodhi nga maja e murit gurin e sipërm të mullirit. Nga goditja, kafka iu bë copë dhe Abimeleku i kërkoi shërbëtorit ta vriste, që të mos thoshin se «e vrau një grua».—Gjy 9:50-54; 2Sa 11:21.
Tani për tani Tebezin e lidhin me Tubën e sotme, afro 15 km në veri-verilindje të Sikemit, edhe pse në këtë vend nuk janë gjetur rrënoja të përshtatshme.