TEOFILI
[i dashur për Perëndinë; mik i Perëndisë].
Ai të cilit Luka i drejtoi Ungjillin e tij dhe Veprat e apostujve. (Lu 1:3, 4; Ve 1:1) Shprehja «fort i shkëlqyeri» me të cilën i drejtohet, mund të tregojë se Teofili kishte një pozitë të lartë ose thjesht se Luka kishte vlerësim të madh për të. Teofili duhet të ketë qenë një i krishterë që ia kishin mësuar gojarisht të vërtetën për Jezu Krishtin dhe shërbimin e tij. Informacionet e shkruara nga Luka shërbyen për ta siguruar për saktësinë e gjërave që i kishin mësuar më parë gojarisht.