TIMNAT-SERAHU
Qytet që iu dha si trashëgimi Josiut në rajonin malor të Efraimit. Ai e kërkoi Timnat-Serahun, dhe bijtë e Izraelit ia dhanë «sipas urdhrit të Jehovait». Josiu bëri ndërtime në qytet dhe kur vdiq, u varros aty. (Js 19:49, 50; 24:30) Në tekstin hebraik masoretik dhe në Septuagintën greke, te Gjykatësit 2:9 lexojmë «Timnat-Heres» e jo «Timnat-Serah». Arsyeja e këtij ndryshimi nuk dihet.
Disa mendojnë se Timnat-Serahu ndodhej në Kirbet-Tibnah, afro 30 km në jugperëndim të Sikemit. Kirbet-Tibnahu ndodhet në skajin perëndimor të rajonit malor e prej atje mund të soditësh rrafshinën bregdetare. Nuk mund të thuhet prerazi me cilin mal përkon sot mali i Gashit, që ishte në jug të Timnat-Serahut (Timnat-Heresit). (Js 24:30; Gjy 2:9)