TOB-ADONIJAHU
[i mirë është Zotëria Jah].
Një nga levitët që dërgoi Jehozafati vitin e 3-të të mbretërimit të tij në mbarë qytetet e Judës për t’i mësuar Ligjin e Jehovait popullit. (2Kr 17:7-9) Meqenëse në të njëjtin varg përmendet edhe Adonijahu, edhe Tobija, disa studiues janë të mendimit se Tob-Adonijah është një përsëritje e paqëllimshme nga ana e skribit.