TOGARMAHU
1. Bir i Gomerit, birit të Jafetit, pra stërnip i Noesë.—Zn 10:1-3; 1Kr 1:4-6.
2. Pasardhësit e Togarmahut, birit të Gomerit, si edhe rajoni ku banonin. Në këngën e përvajshme të Ezekielit për Tirin, tregohet se nga Togarmahu vinin «kuaj, kuaj lufte dhe mushka» që këmbeheshin me disa mallra të Tirit. (Ezk 27:2, 14) Po ky profet e rendit Togarmahun ndër aleatët e Gogut të Magogut dhe e përmend mes popujve nga «viset më të thella të veriut».—Ezk 38:6.
Shumë komentues e lidhin Togarmahun me armenët. Vetë armenët tradicionalisht pohojnë se e kanë prejardhjen nga «Haiku, bir i Thorgomit». Sipas shkrimtarëve antikë grekë, armenët ishin të famshëm për kuajt dhe mushkat e tyre.