TOI, TOU
Mbret i Hamathit. Kur mori vesh se Davidi kishte mundur armikun e tyre të përbashkët, Hadadezerin, mbretin e Zobahut, Toi dërgoi menjëherë të birin ta përgëzonte dhe t’i çonte dhurata. Davidi ia shenjtëroi dhuratat Jehovait, bashkë me plaçkën që kishte zënë në luftë.—2Sa 8:9-12; 1Kr 18:9-11.