TRIFENA
[nga rrënja e fjalës greke që do të thotë «jetoj në luks»].
E krishterë në Romë së cilës Pavli i çon të fala në letrën e tij dhe e lavdëron për punën e palodhur. (Ro 16:12) Trifena dhe Trifosa, me të cilën përmendet, mund të kenë qenë motra gjaku, pasi nuk ishte e pazakontë që anëtarët e një familjeje të mbanin emra që vinin nga e njëjta rrënjë, si në këtë rast. Të dy emrat ishin të zakonshëm mes grave të shtëpisë së Cezarit. Megjithatë, në tregim nuk thuhet nëse ato bënin pjesë në atë shtëpi.—Fi 4:22.