BEN
[bir, djalë].
Parashtesa hebraike ben gjendet shpesh në emra të tillë, si Beniamin (që do të thotë «djalë i dorës së djathtë») ose Ben-Ami (që do të thotë «bir i popullit tim [domethënë i të afërmve të mi]»). Është njësoj me formën bar që shfaqet në emrat aramaikë, si Barnaba (që do të thotë «bir i ngushëllimit»). (Ve 4:36) Është përdorur shpesh edhe për të përcaktuar lidhje të tjera përveç atyre prindërore, si: raca, «bijtë e [benéh] Izraelit», «bijtë e kushitëve» (2Kr 35:17; Am 9:7); vendi, «bijtë e provincës» (Ezd 2:1); gjendje, «bijtë e rinisë», «bijve të padrejtësisë» (Ps 127:4, Dio; Ho 10:9).