TEMA
Ka shumë të ngjarë që ishte Taima e sotme, një oazë rreth 400 km në juglindje të Ezion-Geberit, ku kryqëzoheshin dy rrugë kryesore karvanësh. (Jb 6:19) Tema përmendet bashkë me Dedanin fqinj në profecitë e Isaisë (21:13, 14) dhe të Jeremisë (25:15-23). Në këtë profeci të fundit, Tema përmendej me emër mes vendeve që do të detyroheshin të pinin ‘kupën me verën e tërbimit’ të Jehovait. Me sa duket, mbreti babilonas Nabonid e bëri Temën kryeqytet të dytë dhe la Belshazarin që të qeveriste në Babiloni gjatë mungesës së tij.