Ua vuri përsëri unazat në gisht
«SHIKOJI gishtat e mi. A dallon ndonjë gjë të veçantë?» Një burrë i zgjati dorën një gruaje, një Dëshmitareje të Jehovait, e cila e pa dhe menjëherë vuri re se ai nuk e kishte më unazën e martesës. Burri i shpjegoi se ai dhe gruaja e tij nuk ia dilnin dot më të shkonin mirë me njëri-tjetrin, prandaj kishin vendosur të divorcoheshin. «Prit!—i tha Dëshmitarja.—Merre këtë libër dhe lexoje. Do t’ju ndihmojë në martesën tuaj.» Me këto fjalë, ajo i dha një kopje të librit të bazuar në Bibël me titull Njohuria që të çon në jetën e përhershme.a
Disa ditë më vonë, burri shkoi përsëri te Dëshmitarja, dhe ishte i lumtur. I tregoi dorën. Kësaj radhe, e kishte unazën e martesës në gisht. Ai i tha se e kishin lexuar librin Njohuria së bashku me gruan dhe tani ishin shumë të lumtur. Në kuptimin e mirëfilltë të fjalës, libri ua kishte vënë përsëri unazat në gisht.
Këshillat e Biblës mund të ndihmojnë një burrë e një grua që të tregojnë dashuri të sinqertë për njëri-tjetrin. Kjo sepse autori i Biblës nuk është tjetër veçse Krijuesi ynë, i cili thotë: «Unë jam Zoti, Perëndia yt, që të mëson për të mirën tënde, që të udhëheq nëpër rrugën që duhet të ndjekësh.»—Isaia 48:17.
[Shënimi]
a Botuar nga Watchtower Bible and Tract Society of New York, Inc.