BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w00 15/11 f. 32
  • Bukuria e brendshme ka vlerë të qëndrueshme

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Bukuria e brendshme ka vlerë të qëndrueshme
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2000
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2000
w00 15/11 f. 32

Bukuria e brendshme ka vlerë të qëndrueshme

«NJË DJALË I RI E BARAZON BUKURINË ME VIRTYTIN»,​—VËREJTI NJË I KRISHTERË I MOSHUAR BESNIK.

Në fakt, prej kohësh njeriu ka pasur prirjen t’i vërë theks të tepruar bukurisë së jashtme dhe kjo ka çuar shpesh në gjykim të gabuar të vlerave të brendshme. Por, Krijuesi ynë shikon atë që jemi thellë brenda, pavarësisht nga pamja jonë e jashtme. Në këtë mënyrë, ai lë shembullin më të shkëlqyer të gjykimit të pjekur. Sipas Biblës, vetë Perëndia ka thënë: «Zoti nuk shikon si shikon njeriu, njeriu shikon pamjen, kurse Zoti shikon zemrën.»​—1 Samuelit 16:7.

Perëndia është Burimi i bukurisë së vërtetë njerëzore dhe në Fjalën e tij zbulohet se kur vlerësohen meritat reale të një personi, cilësitë frymore janë ato që kanë më shumë vlerë. Bibla thotë: «Hiri është i rremë dhe bukuria është e kotë, por gruaja që ka frikë nga Zoti është ajo që do të lëvdohet.» (Fjalët e urta 31:30) Në të vërtetë, tërheqja e jashtme mund të maskojë shëmtinë e brendshme. (Esteri 1:10-12; Fjalët e urta 11:22) Ndonëse bukuria fizike ka mundësi të venitet me kalimin e kohës, bukuria e brendshme​—cilësitë e zemrës​—mund të rritet dhe të qëndrojë.

Prandaj, sa e mençur është të zhvillojmë cilësi të tilla, si: dashuria, gëzimi, paqja, shpirtgjerësia, mirëdashja, mirësia, besimi, butësia dhe vetëkontrolli. (Galatasve 5:22, 23) Në këtë mënyrë, mund të fitojmë bukurinë e brendshme, e cila vërtet ka vlerë të qëndrueshme.​—1 Pjetrit 3:3, 4.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo