BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w02 15/10 f. 32
  • «Të bëhesh i mençur në të ardhmen»

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • «Të bëhesh i mençur në të ardhmen»
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2002
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2002
w02 15/10 f. 32

«Të bëhesh i mençur në të ardhmen»

«Pjesa më e madhe e njerëzimit i përdor vitet e para të jetës në atë mënyrë që i bën të mjera vitet e fundit të saj.» Kështu tha Zhan de la Brujer, një eseist francez i shekullit të 17-të. Vërtet, një i ri i pavendosur mund të lëkundet në bërjen e zgjedhjeve, duke përjetuar pakënaqësi dhe zhgënjim. Nga ana tjetër, një i ri kokëfortë mund të këmbëngulë në një drejtim të pamençur, gjë kjo që do t’ia rrëmbejë më vonë gëzimin në jetë. Cilido nga mëkatet, mosbërja e një gjëje të drejtë ose bërja e diçkaje të gabuar, mund të çojë në mjerim mjaft të madh.

Si mund të shmanget një fund i tillë? Fjala e Perëndisë i këshillon të rinjtë duke paralajmëruar për pavendosmërinë e tyre: «Kujto Krijuesin tënd në ditët e rinisë sate, para se të vijnë ditët e këqija dhe të arrijnë vitet për të cilat ke për të thënë: ‘Nuk gjej asnjë kënaqësi në to.’ » (Predikuesi 12:1) Nëse je një i ri, merr hapa vendimtarë për të mësuar për «Krijuesin tënd» ndërsa je i ri.

Por, në ç’mënyrë i ndihmon Bibla të rinjtë që të shmangin marrëzitë rinore? Aty thuhet: «Dëgjo këshillën dhe prano disiplinën, që të bëhesh i mençur në të ardhmen.» (Fjalët e urta 19:20, BR) Po ashtu, në Bibël tregohet qartë se hedhja poshtë e mençurisë hyjnore, si pasojë e lënies pas dore ose e rebelimit, në rini ose në çdo moshë, sjell fryte të hidhura. (Fjalët e urta 13:18) Anasjelltas, kur i vëmë veshin udhëzimeve hyjnore, kjo çon në «ditë të gjata, vite jete dhe paqeje», në një jetë të kënaqshme dhe domethënëse.​—Fjalët e urta 3:2.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo