BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w05 15/5 f. 32
  • Mbi çfarë themeli po ndërtoni?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Mbi çfarë themeli po ndërtoni?
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2005
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2005
w05 15/5 f. 32

Mbi çfarë themeli po ndërtoni?

FORTËSIA e një ndërtese varet shumë nga baza ose themelet e saj. Ndonjëherë Bibla e përdor këtë parim në kuptimin figurativ.

Për shembull, profeti Isaia, i referohet Perëndisë Jehova si ai që «ka hedhur themelet e tokës». (Isaia 51:13) Këto themele përbëhen nga ligjet e pandryshueshme të Perëndisë që përcaktojnë lëvizjen e Tokës dhe bëjnë që ajo të qëndrojë në pozicionin e saj. (Psalmi 104:5) Fjala e Perëndisë, Bibla, flet gjithashtu për «themelet» mbi të cilat qëndron shoqëria njerëzore. Këto janë: drejtësia, ligji dhe rendi. Kur ato «shkatërrohen» ose cenohen nga padrejtësitë, korrupsioni dhe dhuna, atëherë rregulli në shoqëri nuk funksionon si duhet.​—Psalmi 11:2-6; Fjalët e urta 29:4.

Ky parim zbatohet edhe për secilin prej nesh. Në përfundim të Predikimit të tij të famshëm në Mal, Jezu Krishti tha: «Kushdo që dëgjon këto fjalë të mia dhe i zbaton, do të krahasohet me një njeri të matur, i cili e ndërtoi shtëpinë e vet mbi shkëmb. Dhe ra shiu, erdhën përmbytjet, frynë erërat dhe u përplasën me forcë pas asaj shtëpie, por ajo s’u shemb, sepse e kishte themelin mbi shkëmb. Veç kësaj, kushdo që i dëgjon këto fjalët e mia dhe nuk i zbaton, do të krahasohet me një njeri mendjelehtë, i cili e ndërtoi shtëpinë e vet mbi rërë. Dhe ra shiu, erdhën përmbytjet, frynë erërat dhe e goditën atë shtëpi e ajo u shemb dhe rrënimi i saj qe i madh.»​—Mateu 7:24-27.

Mbi çfarë themeli po e ndërtoni jetën tuaj? A po e ndërtoni mbi rërën e paqëndrueshme të filozofisë së paperëndishme njerëzore, e cila do të sjellë si pasojë rrënimin? Apo po e ndërtoni mbi një shkëmb të fortë, pra mbi bindjen ndaj këshillave të Jezu Krishtit, që do t’ju ndihmojnë t’u bëni ballë stuhive të jetës suaj?

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo